Në detaje: Ja si u duk Adelina Ismaili në performancën e mbrëmshme

By

Diva e muzikës shqiptare, iu kthye skenës në Kosovë edhe njëherë pas shumë kohës.

Gjatë mbrëmjes së të enjtes, ajo ka pranuar që të performojë në Gjilan, në fushatën elektorale të Lutfi Hazirit, kandidatit të Lidhjes Demokratike për kryetar të Gjilanit.

Adelina atje, shpërtheu skenën siç bën gjithmonë, ndërsa publiku kishte mall ta shihte këngëtaren e shumë-pëlqyer.

Disa video nga ai koncert i pamë, por se si u duk Adelina në detaje jo!

Për dukjen e saj, është kujdesur grimerja Sellma Kasumoviq, e cila edhe ka publikuar një fotografi të Ismailit në profilin e saj në Instagram.

Zeshkane, me balluke e me buzë të kuqe, ishte pamja e Adelinës që të kthen prapa në kohë kur ajo ishte shumë aktive në muzikë me dukjen e saj të egër dhe rebele. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm