Relacionet mes Goldit dhe Noizyt u prishën për një telefonatë ?! (VIDEO)

By

Një miqësi që tash madje edhe po mohohet të ketë ekzistuar ndonjëherë, u prish mes dy reperëve në estradë si pikë kulminante pati dy projekte muzikore.

E nisi Noizy me ‘Ju njoh mir’ ku përmend repin popullore dhe e vazhdoi Gold AG me ‘Pa hile’, për të degjeneruar më pas në akuza dhe versione krejtësisht të kundërta të ngjarjeve të njejta.

Duket se e gjithë ngjarja mund të ishte shmangur me thjesht, një telefonatë.

Këtë e kishte deklaruar reperi Gold AG në Wazzup të Klan Kosova kur kishte thënë se Noizyt nuk do t’i kushtonte asgjë një telefonatë ku do t’i tregonte se ‘Ju njoh mir’ nuk i dedikohej atij.

Ky i fundit, tek sot potencoi se ‘Ju njoh mir’ nuk i ishte dedikuar Goldit teksa supozoi se pse Gold AG nuk e kishte pyetur për një gjë të tillë në premierën e ‘Frauen’ të Blerim Destanit shkruan Prive.al

Me këtë deklaratë të Noizyt i bie se dyshja janë takuar pas ‘Ju njoh mir’ (publikuar me 22 Prill, ndërsa premiera e ‘Frauen’ ishte me datë 28) por kjo s’ka qenë temë me interes për t’u disktuar nga Arian Agushi, i cili pak ditë pas ‘bombardoi’ me ‘Pa hile’.

‘Jemi takuar tek premiera e filmit të Blerimit dhe më ka thon si je vlla, as nuk më pyeti për këngën ‘Ju njoh mir’ dhe mbas disa ditësh del kënga ‘Pa hile’ – është shprehur Noizy.

Foto të takimit të Goldit me Blerim Destanin janë publikuar nga vetë aktori i suksesshëm në profilin e tij në Facebook por në to, Noizy kishte munguar. /PRIVE.AL/

https://www.youtube.com/watch?v=oY6YThyeiV8

Image

 

Artikuj të ngjashëm