Në cilin kompeticion ndërkombëtar është nominuar Era Istrefi?!

By

Sukseset e saja nuk kanë të ndalur, sikur të ketë lindur e gatshme për këto gjëra, për industrinë e muzikës dhe atë për një treg shumë të madh,jo vetëm për atë të vendit të saj.

Nuk pati kohë të priste e të shtronte ngadalë rrugën drejt suksesit, këngë pas kënge, madje akoma pa shijuar suksesin e njëra-tjetrës Era Istrefi gjithmonë e gatshme për të bërë hite të mëdha dhë ndryshe nga ato që ishim mësuar ti kishim nga këngëtaret e estrades sonë.

Kjo “ndryshe” ra në pah edhe nga fansa dhe njërëz të rëndësishëm të tregut nderkombëtar të sferës diskografike.
“Bon Bon” ishte kënga e saj që me vrull i dha shtysë Erës për depertim në tregun ndërkombëtar, pasoi kontrata me shtëpinë “Ultra Music” dhe ja ku jemi me lajmin më të ri sa i përket sukseseve të radhës të këngëtares.

Kënga e saj “Bon Bon” është nominuar nga “Big Apple Music Award 2016” për cmimin e  këngës hit e vitit.
Cili do të jetë synimi i saj i radhës pasiqë Era nuk po ndalet?!

Artikuj të ngjashëm