Në cilin event në Amerikë do të këndojë Era?!

By

Eshtë pikërisht qyteti i New Yorkut, ai i cili me 26 qershor do të organizojë paradën për të drejtat e komunitetit LGBT, paradë kjo e cila mbledh një numër të madh të njerëzve, si ata që i përkasin ashtu edhe ata që i përkrahin.

E po në këtë event është thirrur të këndojë, këngëtarja kosovare Era Istrefi, e cila edhe e ka shpërndarë lajmin për prezencën e saj aty.E duket që sukseset e Erës nuk kanë të ndalur, ato kanë filluar t’i përfshijnë edhe vendet përtej oqeanit.

Gjithashtu vlen të theksohet se për një artist është shumë e nevojshme përkrahja ndaj komunitetit LBGT, formë kjo e mos paraqitjes së steriotipeve sidomos tek një person që krijon art./Prive.al/

eraa

Artikuj të ngjashëm