Ndryshime drastike tek Sabri Fejzullahu

By

Kur dukej se gjërat po shkonin normalisht me kompaninë me të cilën Sabri Fejzullahu bashkëpunon, pas disa këngëve në varg, një lëvizje befasuese është bërë e ditur nga vetë legjenda e muzikës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, këngëtari i njohur ka bërë të ditur se tash e tutje nuk është pjesë e produksionit Emra Com, të cilin e ka falemnderuar për bashkëpunimin korrekt.

Sabriu, ka bërë të ditur shkurt edhe arsyen e cila qëndron në faktin se ai dëshiron t’i kthehet stilit, nivelit dhe edukatës muzikore ndër vite, muzikës argëtuese.

‘Këto këngë i ka dashur dhe i do publiku im. Dua të këndoj vetem muzik zbavitese .
Ne shtator do te startoj me tri keng te tilla. Ju dua perjetesishte. I juaji Sabriano’ – ka përfunduar këngëtari. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm