Ndodhi! Mozzik jep zyrtarisht lajmin e bashkëpunimit me Unikkatil

By

Reperi Mozzik, ndonëse jo një kohë shumë në skenë, arriti të bëhet njëri ndër figurat më eminente të rep muzikës shqiptare.

Dhe duke qenë i tillë reperi ka lajmëruar se do të sjellë bashkëpunim me njërin nga emrat më të njohur të hip-hopit shqiptar, Unikkatil.

Vet Mozzik e ka dhënë lajmin me plot emocione në profilin e tij në Instagram duke shkruar: “Humbën edhe shkronjat gati duke e postuar këtë foto. Po më në fund ndodhi kjo ëndërr e realizuar me mund e vullnet”, ka shkruar reperi, duke dhënë lajmin se e ka gati duetin me Unikkatil.

Përndryshe, Unikkatil mbanë koncert të madh në qytetin e Mitrovicës me datë 27 Korrik, derisa nuk është bërë e ditur nëse Mozzik do jetë pjesë e programit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm