Ndarja që bëri bujë, morri kthesë të shëmtuar pas akuzave të tradhtisë dhe abuzimit me drogë

By

Ndarja “miqësore” e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ka marrë kthesë të keqe, pas akuzave për tradhti dhe përdorim të drogës.

Burimet nga të dy palët kanë bërë deklarata tronditëse për një botim amerikan – vetëm disa ditë pasi u konfirmua ndarja e tyre.

TMZ raporton se Miley 26-vjeçarja luftoi “me guxim” për të shpëtuar martesën e saj me Liam, por nuk mundi të pranojë pijen e tij të rëndë dhe “përdorimin e barnave të caktuara”.

Uebfaqja pretendon se vetë beteja e saj me abuzimin substancave në të kaluarën bëri përdorimin e drogës të papranueshme nga ana e saj.

Sidoqoftë, një person i brendshëm në anën Liamit i tha TMZ se pretendimet e drogës janë të pavërteta – dhe se ishte tradhtia e Miley ajo që i dha fund romancës së tyre.

Ata gjithashtu mohuan pretendimet se 29-vjeçari Liam u nda nga gruaja e tij muaj më parë, me Miley që tronditi mediat kur ajo ishte parë duke puthur Kaitlynn Carter, javën e kaluar.

 The split has turned nasty on both sides

Artikuj të ngjashëm