Ndarja e Tunës dhe Cozman, e vërtetë apo inskenim ?!

By

Në Shtator të vitit të kaluar, kur tashmë interesi për ta ishte paksa më i zbehur dhe projekti i përbashkët ‘Holla’ pati parë dritën e lançimit, në rrjete sociale mori dhenë lajmi se Tuna dhe Cozman janë ndarë.

Një krisje e cila për çiftin hyri në mesin e DHJETËRA të tillave më pas u prolongua për javë të tëra.

Postime që ngjallnin dyshime, foto nga vende të përbashkëta, heshtja absolute për të mohuar apo pohuar lajmin e ndarjes çuan më pas në një hipotezë racionale, gjithçka ishte bërë për vëmendje ?!

Më pas, Tuna dhe Cozman, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, vazhduan jetën normalisht me pushime luksoze në Bahamas e shëtitje nëpër Evropë por asnjëherë duke mos sjellur projekte të reja.

Ky hendek i madh u reflektua më pas edhe në koncerte. U tha se vetë Tuna nuk donte paraqitje të shpeshta, por realiteti dukej të ishte se nuk përkonte me këtë pikë. Interesimi në njëfarë mënyre mungonte dhe kjo çoi në reduktim të angazhimeve.

Pak a shumë, njejtë eci edhe 2016-ta, mirëpo me javë të tëra, Tuna po e paralajmëron projektin e saj të ri, xhirimet e të cilit dhe gjithçka tjetër ka kohë që i ka finalizuar.

As edhe prirja e Tunës që çdo gjë të jetë perfekte në këndvështrimin e saj nuk do e zgjaste kaq shumë publikimin e projektit që realisht s’dihet saktë se pse po zvarritet.

E në mes të këtyre ngjarjeve, plas një tjetër lajm. Tuna dhe Cozman janë ndarë.

Një bujë mediatike nuk arriti të shkaktohej as këtë herë. “Prapë ?!”,”A nuk u ndanë njëherë ?!” ishin vetëm disa prej përcepsioneve të menjëhershme në publik.

Prive mëson nga burime të përafërta se tashmë çifti ka katër ditë që nuk flet me njëri-tjetrin dhe tashmë Tuna ka fshirë të gjitha fotot me Cozyn por  nuk dihet nëse kalaja e dyshes së Fenix ka pësuar krisjen finale apo thjesht një tjetër në listën e gjatë përfshirë edhe ato që u përfolën shumë në media.

Nëse ky zhvillim është bërë për një sukses më të madh në projektet e reja, atëherë dyshja definitivisht duhet të ndërrojë strategji.

Nëse një e vërtetë qëndron diku në këtë histori, mbesim me shpresë që çifti do të gjej dikur rehatinë që po iu mungon me të madhe.

Por, duke njohur Tunën dhe shkathtësitë e saj të jashtëzakonshme për t’i menaxhuar situatat, dilemat janë të pakta ose nuk ekzistojnë fare se ajo do t’ia dalë, dhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm