Ndarja e Bradley Cooper nga Shayk, a kishte dorë Lady Gaga?

By

Thashethemet se Bradley Cooper dhe Lady Gaga po përjetojnë një aferë romantike pas xhirimeve të filmit A Star is Born, nuk i kanë ndihmuar aspak lidhjes së tij me Irina Shayk.

“Thashethemet se Bradley dhe Gaga kishin një aferë paralelisht me romancën e Cooper me Irinën, nuk i kanë ndihmuar aspak këtij raporti. E në veçanti udhëtimet e shpeshta për ta promovuar filmin, ishin kulmi”, ka thënë një burim i çiftit për revistën amerikane People.

Ky burim po ashtu ka theksuar, “Ai ka pasur një lidhje jashtëzakonisht të fortë me Gagan mirëpo se a do të shndërrohet ky raport special në një lidhje romantike, është vështirë të thuhet dhe nuk mund të spekulojmë në këtë periudhë sensitive”, shkruan People, transmeton Prive. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm