Ndalesa e Eliza Hoxhës nga policia serbe, reagon Kryeministri

By

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka reaguar për ndalesën e bërë nga autoritetet serbe ndaj artistes kosovare, Eliza Hoxha  e cila ishte nisur për të qenë pjesë në festivalin e përvjetshëm që mbahet në Beograd ‘’Mirdita DobrDan’’.

Përmes llogarisë së tij në facebook, Haradinaj ka thënë se Serbia po e minon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, njofton Klan Kosova.

”Autoritetet serbe me aktin e ndalesës në kufi të artistëve kosovarë, të ftuar në festivalin “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, po rrënojnë edhe ato pak mundësi për vendosjen e një komunikimi normal me Kosovën, qoftë edhe përmes artit, si gjuhë universale.

Artistët dhe të rinjtë nga Kosova po i nënshtrohen bastisjes së rreptë në kufi me Serbinë, ku policia serbe ua ka bërë me dije se dy ekspozita nuk do të lejohen për shkak të përmbajtjeve artistike të tyre.

Me pengimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe ideve, Serbia po e minon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është në kundërshtim me frymën dhe vlerat europiane. RH”.

Artikuj të ngjashëm