Lajm i kobshëm: Ndahet nga jeta gazetarja Adela Xhamani

By

Një lajm tragjik ka tronditur pak orë më parë botën e medias dhe jo vetëm. Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë gazetarja e njohur e medias rozë Adela Xhamani, njofton televizioni ”Fax News” në të cilin Adela sapo kishte nisur të punonte.

Gazetarja ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm.

Ajo gjendej në banesë në momentin që ka ndodhur goditja fatale, ndërsa edhe pse 2 mikeshat e saj kanë njoftuar ambulancën, përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë jo me sukses.

Më parë Xhamani ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”, mjaft orgjinale në atë që përfaqësonte në këtë show televiziv.

Po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘Who’.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve!

Artikuj të ngjashëm