Naser Berisha paralajmëron këngë me tekst domethënës

By

Me siguri të gjithëve ju kujtohen hitet e Naser Berishës.

‘A më kujton’, ‘Do të doja’ e ‘Kur mbetesh vetë’, janë vetëm disa prej këngëve të tij të cilat nuk vdesin kurrë dhe kanë të njëjtën nostalgji edhe sot.

Këngëtari ka njoftuar përmes Facebook-ut se së shpejti sjellë një këngë të re që mbanë titullin ‘Paradox’ dhe që përmban një tekst të thellë dhe një mesazh artistik aq edhe domethënës.

Përveç kësaj, Naseri tregoi se pjesë e klipit të tij do të jetë edhe djali I tij I vogël Beni.

‘Po vije një këngë paksa jashtë „sezonës“, por një këngë që flet për një „sezonë“ 20 vjeçare.

Jo rastësisht prita të kaloj koha e klipeve të manekeneve, prita të kaloj edhe koha e klipeve për reklamimin e veturave të huazuara.
Tani që shkuan edhe këngët orientale e rome me tekste shqip, pasi që shkuan këngët me surla e tarabukat, mendova që pas plot 15 viteve (nga kenga „Hajt shko“) të kthehemi në botën tonë reale, me një këngë me temë sociale, me një tekst të thellë dhe me një mesazh, sa artistik, aq edhe domethënës.
Mesazhi i këngës është realiteti që e perjetojmë çdo ditë, por nuk e ndjejmë dot, e edhe në rastet kur e ndjejmë, nuk e themi dot!
Në ditët në vijim kënga dhe klipi i ri nga unë „PARADOX“

Disa foto gjatë xhirimeve bashkë me disa artistë nga Gjilani dhe me rexhisorin Ekrem Sopin
Ne rolin e tij të parë ishte edhe Beni (djali im i vogël)’, ka shkruar këngëtari.

Projekti do të publikohet gjatë ditëve në vijim./Prive.al

Image may contain: one or more people, child and outdoor

Image may contain: 2 people, people sitting and eyeglasses

Artikuj të ngjashëm