Na i zbrazi xhepat Shën Valentini? Por pse e festojmë – ja një histori rreth tij

By

E festojmë, harxhohemi për të blerë
dhurata dhe shterim idetë e organizimeve romantike me partnerin vit për vit.

Sa herë dalim në qytet, jemi të
bombarduar me oferta festive për ditën e të dashuruarve apo siç e njohim tanimë
të gjithë: Shën Valentinin.

Por si i mbeti botës në derë kjo festë?

Antique Valentine 1909 01.jpg

Dita e Shën Valentinit festohet për çdo vit me 14 Shkurt dhe origjinën e ka nga feja e Krishtere, e që për qëllim ka të nderojë një shenjt me emrin Valentinus.

Image result for valentines day

Kjo festë njihet si një ngjarje e rëndësishme kulturore, fetare dhe komerciale në festim të romancës dhe dashurisë romantike në shumë regjione të botës, edhepse nuk është festë publike në asnjë vend.

Image result for valentines day

Thuhet se Shën Valentini ishte një
shenjt nga Roma që lidhte në martesë ushtarët të cilët e kishin të ndaluar të
martoheshin dhe më pas ai u burgos.

Legjendat rreth festës janë të panumërta, por ajo që dijmë është se filloi të marrë formë feste për dashurinë në shekullin e  18-të në Angli, ku të dashuruarit ia shprehnin njëri tjetrit ndjenjat duke dërguar lule dhe kartolina romantike. /Prive.al

Image result for valentines day

Artikuj të ngjashëm