Mozzik u bë babai më i lumtur në botë, e bija i dhuroi buzëqeshjen e parë

By

Reperi Mozzik dhe gruaja e tij Loredana Zefi, u bënë prindër në dhjetor të vitit të kaluar dhe cdo lëvizje të vajzës së tyre që e pagëzuan me emrin Hana, po e ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Madje Mozzik është siguruar që edhe buzëqeshjen e parë të të bijës ta prezantojë me publikun, meqë ky ishte një moment jo pak i lumtur për të.

I entuziazmuar Mozzik ka shkruar se mezi po pret që Hana edhe të fillojë të flasë!

“Hahahaha o engjulli jem ❤️ Sa e bukur qenka buzëqeshja e parë e jote 🤤🤤 Ti je jeta jem komplet ❤️🙏🏻 Me pa durim po pres me ta ni edhe fjalën e parë prej gojës tënde të vogël”, ka shkruar Mozzik.

Ndryshe reperi është nga ata baballarë modernë që aktivisht janë pjesë e jetës së fëmijëve të tyre, meqë edhe për blerjen e pelenave të vogëlushes kujdeset vet Mozzik – që po del të mos jetë aspak një baba tipik shqiptar që i lë gjithçka që ka të bëjë me fëmijët, në dorë të gruas!

View this post on Instagram

HUSTLA DAD 🤦‍♂️

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Artikuj të ngjashëm