Mozzik e Loredana po bëhen prindër dhe nisin blerjen e dhuratave të lezetshme për beben (FOTO)

By

Reperi i njohur kosovar Mozzik dhe e dashura e tij Loredana Zefi, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ndonëse dyshja nuk e ka konfirmuar publikish asnjëherë lajmin se janë në pritje të ëmbël, Prive e zbuloi e para këtë risi.

E tani, Mozzik i dha fund çdo spekulimi duke publikuar edhe dhuratën e blerë për vogëlushin e tyre.

Janë një palë atlete të markës Adidas “Stan Smith” version miniaturë, ato që Mozzik ka zgjedhur për beben e tij, ndërsa ka publikuar në Instagram një video, ku ka futur dy gishtat në këpucë dhe lëviz me to dhe janë tejet të lezetshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm