Motrat Vjollca gara me makina nëpër rrugët e Tiranës!

By

Motrat më të famshme shqiptare, prezantueset e njohura Marina e Luana Vjollca ka kohë që krahas karrierës në televizion ato janë shndërruar edhe në një fenomen në rrjete sociale duke grubulluar kështu qindra mijra fansa aty!

E përpos aktiviteteve e punëve të ndryshme ato shihen mjaft aktive edhe në jetën private ku shpeshherë dinë të jenë objekt diskutimi për mediat e shkruara.

Njejt ndodhi edhe mbrëmë teksa ato arritën të marrin vëmendjen pikërisht në rrjetet sociale teksa shëtiteshin në rrugët e Tiranës me makina afër njëra tjetrës teksa për një moment filluan një garë mes vete të cilën edhe e xhiruan secila nga këndvështrimi i saj.

Edhe pse në formë shakaje ato treguan se janë vozitëse mjaft të mira duke mbajtur nën kontrollë kështu situatën e krijuar edhe pse  nuk ishin në shpejtsi aq të mëdha.

Fotografitë e mëposhtme janë të shkëputura nga videot e dyshes të cilat mund t’i gjeni në ‘Storiet’ e profileve rrespektive në Instagram. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm