Morena vjen me pamje të re!

By

Paraqisnin trend mes këngëtareve shqiptare dy apo tre vite më parë. Flokët e shkurtëra si model u përqafuan atëbotë nga emra të njohur të skenës si Dafina Zeqiri e Zaimina Vasjari.

Megjithatë, një model të tillë flokësh, ndoshta edhe për ta rikthyer trendin e dikurshëm sot e ka ndjekur modelja dhe këngëtarja Morena Taraku.

Ajo ka vendosur që t’i presë flokët relativisht shkurt dhe ky vendim duket se i ka pëlqyer tej mase, megjithëse në shumicën e rasteve vajzat i bien pishman për një veprim të tillë.

Ky rifreskim i imazhit ka hasur në komente të ndryshme nga fansat të cilët disa e kanë pëlqyer e të tjerë nuk e kanë mirëpritur ndryshimin e bërë nga Morena.

E rëndësishme është që kjo e fundit, tani për tani, mbetet e kënaqur me modelin e ri të flokëve. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm