Morena Taraku dhe Aida Doçi janë gati për duet: Nisin xhirimet e klipit

By

Pak javë më parë, duke folur në një intervistë për emisionin Prive, këngëtarja Aida Doçi konfirmoi se në mesin e shumë projekteve për të ardhmen, ajo ka të caktuar edhe një duet me Morena Tarakun.

Punët në studio në këngë tashmë kanë përfunduar për t’i lënë rradhën xhirimeve të videoklipit.

Ato kanë nisur sot gjatë dites xhirimet  në Prizren nga ku kanë ndarë fotografi.

Në to, vajzat shihen të veshura në fustanë të kuq, duke u dukur si binjake.

Për të parë produktin final duhet të presim edhe disa ditë kur të përfundojnë xhirimet dhe fazat e montazhës së projektit. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm