Modelja shumë e njohur po bëhet nënë për herë të parë (FOTO)

By

Është përfolur gjithmonë për linjat e saj perfekte të trupit.

Por tani, fizikui super-modeles do të ndryshojë pak sepse ajo është në pritje të ëmbël…

Chanel Iman po bëhet nënë!

Modelja e “Victoria’s Secret” është në pritje të fëmijës së saj të parë me Sterling Shepard, transmeton Klan Kosova.

Modelja zbuloi lajmin përmes rrjeteve sociale në ditën ndërkombëtarë të nënave.

“Mami dhe babi mezi presin të të takojnë”, shkroi ajo nën një foto ku ka treguar barkun e saj.

Çifti u martua më 3 mars në mesin e familjarëve dhe miqve në një ceremoni romantike.

Artikuj të ngjashëm