Modelja e këngëtari në lidhje? Edhe një çift i famshëm në shoubiz (FOTO)

By

Që të dy ishin shumë të përfolur për lidhjet e mëhershme.

Ai ishte i dashuruar në një këngëtare shumë të famshme, e ajo në një këngëtar shumë të famshëm.

Por në mediat ndërkombëtare si Daily Mail, po raportohet se tani modelja e famshme Bella Hadid dhe këngëtari Drake, janë në një lidhje.

Kur dyshja u pa bashkë në festën e ditëlindjes së 21-të të bukuroshes, thashethemet se ata janë në një lidhje, filluan të vërtiteshin.

Ndërsa një burim i afërt me këtë dyshe, ka thënë për revistën Life&Style Qeekly, se ata gjithçka e kishin nisur rastësisht, ndërsa tani e kanë shumë seriozisht.

“Bella e Dreke kanë pasur disa takime tashmë, në darka romantike”, ka thënë ky burim.

Para se të fillonin një romancë bashkë, Bella e Drake ishin në lidhje dashurie me të tjerë të famshëm. Drake u përfol për një raport me Rihannan ndërsa Bella ishte e dashura e këngëtarit The Weeknd. /Prive.al

New couple alert! Bella Hadid has been quietly dating Drake for the past four months, according to Life & Style WeeklyNew couple alert! Bella Hadid has been quietly dating Drake for the past four months, according to Life & Style Weekly

 

Artikuj të ngjashëm