Miqësia e motrave Vjollca me këngëtaren shqiptare që dihej nga pak!

By

Motrat Vjollca, Luana dhe Marina nuk është se shquhen aq për një rreth të gjerë të shoqërisë.

Duket se ato me një qark të ngushtë të personave të besueshëm, kultivojnë miqësi që i rezistojnë kohës dhe rrethanave.

E tillë duket të jetë edhe shoqëria e tyre me një këngëtare të njohur.

Fjala është për Evi Reçin, artisten shqiptare me banim në Itali e cila edhe sot është parë e afërt me dy prezantueset, me të cilat ka kaluar kohë sot edhe gjatë qëndrimit në Prishtinë.

Kujtojmë se Evi, në fillimet e lidhjes së Getit dhe Marinës kishte postuar një ndër fotografitë e para që shfaqnin dyshen bashkë gjatë qëndrimit në Itali, ku kishin gjetur kohë për të takuar mikeshën e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm