Michelle Obama bën dedikimin romantik për ish Presidentin dhe i zbulon një të fshehtë

By

Ish Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, e ka nisur ditën me një dedikim romantik për bashkëshortin e saj, tani ish Presidentin e SHBA-së.

Duke ndarë një fotografi nga dita e tyre e martesës, Michelle i ka bërë dedikimin më romantik njeriut që ishte presidenti i parë me ngjyrë në SHBA.

“Nuk dallohet dot në fotografi, por Barack u zgjua në mëngjes ditën tonë të martesës në tetor të vitit 1992, me një dhimbje të madhe të kokës. Por, kur u takuam në altar, dhimbja dhe ftohja i ishin zhdukur dhe përfunduam duke vallëzuar gjatë tërë natës. 25 vjet më vonë, ne ende po kënaqemi bashkë, por po ashtu po punojmë për të ndërtuar partneritetin tonë. S’mund ta imagjinoj ta kisha bërë këtë rrugëtim me dikë tjetër”, ka shkruar Michelle, duke i shprehur dashurinë e mirënjohjen bashkëshortit të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm