Mes Anglisë dhe Kosovës! Rita Ora flet për ndeshjen e sotme

By

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sonte me Anglinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në “St Mary’s Stadium”, në ndeshjen e vlefshme për grupin A, Kosova luan me Anglinë.

Ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 20:45, derisa një grup i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë nga Kosova dhe që jetojnë dhe punojnë në Britani priten të jenë në stadiumin e Southamptonit.

Fat Kosovës në ndeshjen e sotme i ka uruar edhe këngëtarja nga Kosova me famë botërore Rita Ora por pa e precizuar qartë.

Në profilin e saj në rrjetin social Instagram, ylli botëror ka shpërndarë foton me ushtarët britanikë në Prishtinë, fotografi e cila po qarkullon me të madhe së fundmi në internet.

“Fat të mbarë”, ka shkruar Rita Ora në postimin e saj.

Artikuj të ngjashëm