Menjëherë pas fejesës, partneri i J Lo akuzohet për tradhti

By

Ish lojtari i Major League Baseball Jose Canseco e ka akuzuar se Alex Rodriguez, i fejuari i këngëtares e aktores së famshme amerikane Jennifer Lopez, po e tradhton atë.

Image result for jennifer and alex

Jose ka shkruar në Twitter duke thënë se Alex ka një aferë dashurie me ish gruan e tij Jessica Cansecon.

“Po e shihja World Of Dance dhe Jennifer Lopezin. A e di ajo se Alex Rodriguez po e tradhton atë me ish gruan time? Vajza e gjorë, ajo as që ia ka idenë kush është ai”, ka shkruar Jose vetëm një ditë pasi Jennifer Lopez e shpalli fejesën me Alex.

Image result for jose canseco and jessica


“Jam i gatshëm të bëj edhe një poligraf për ta vërtetuar se ajo që po them për Alex Rodriguez është 100% e vërtetë”.

Ndërsa në anën tjetër, nuk ka pasur as konfirmim dhe as demantim të akuzave.

Image result for jennifer lopez engaged

Artikuj të ngjashëm