“Meghan Markle ia ka ulur popullaritetin Princit Harry”

By

Lideri i Partisë së Brexit-it, Nigel Farage, ka kritikuar anëtarët e Familjes Mbretërore dhe ka thënë se popullariteti i Dukës së Sussex ka pësuar rënie drastike që prej martesës së tij me Meghan Markle.

Ai ka thënë se shpreson që Princi Charles që mos bëhet mbret për shkak të pikëpamjeve të tij për ndryshimet klimatike, shkruan BBC.

Është raportuar se ai ka thënë se “Princi Harry ka qenë anëtari më i famshëm i gjeneratës së re mbretërore në 100 vjetët e fundit deri para martesës me Meghan”.

“Aq ishte Harry, ky djalë i ri, i guximshëm… pastaj u fut në telashe, duke u bërë pjesë e ahengjeve me veshje të papërshtatshme, duke pirë shumë dhe duke shkaktuar të gjitha llojet e shkeljeve”, ka thënë Farage.

“Pas të gjitha këtyre ai u takua me Meghan Markle dhe kështu ra si prej shkëmbi”.

Artikuj të ngjashëm