Meda bashkon forcat me njërin prej reperëve më të vjetër në estradë (FOTO)

By

Një duet interesant mund të jetë i gatshëm shumë shpejt.

Kësaj radhe, Meda ka vendosur të bashkohet me Mc Bekën për një këngë e cila po punohet nga Nurteel.

Lajmi u zbuluar përmes një fotografie të publikuar nga producenti i cili shihet në studio me të dy artistët.

Përveç Medës dhe Mc Bekës, Nurteeli ka etiketuar edhe njërin prej anëtarëve të grupit Machiato, Bekim Hallaqin.

Nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë bashkëpunim, veç se producenti shqiptar e ka bërë një paralajmërim interesant duke shkruar: “Ksaj radhe po pjekim me furre druri! Dhe kena me i sterpik hejterat dhe pas sterpikjes kem me ju hi stupc”./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BiyqF4xn9Kh/?taken-by=nurteel

Artikuj të ngjashëm