Më në fund: Zayin Malik flet për lidhjen me Gigi Hadid

By

Në mars të këtij viti, dyshja i dhanë fund lidhjes publikisht mirëpo vetëm pas dy muajsh u rikthyen me njëri tjetrin sërish.

E tani më në fund, në një intervistë për revistën GQ, në edicionin e korrikut, këngëtari Zayin Malik, ka folur edhe për të dashurën e tij, modelen e njohur Gigi hadidi.

“Jam me të vërtetë mirënjohës që e kam njohur. Tani jemi të rritur dhe nuk kemi nevojë të deklarojmë gjithçka rreth nesh, apo të bëjmë diçka që t’i kënaqim pritjet e njerëzve. Kur isha adoleshent po kaloja në disa vështirësi ndërsa Gigi më ndihmoi t’i shihja gjërat nga një kënd më pozitiv”.

Ai po ashtu ka thënë se paparacit e ndjekin ngado, por se kjo është një reklamë për të.

“Kjo është promoja ime. Unë dal jashtë, ata bëjnë fotografi. Rrinë aty dhe e bëjnë tërë punën. Nuk mund të mërzitesh as të zemërohesh për këtë punë. Nëse duan të bëjnë fotografi, le t’i bëjnë”, ka shtuar Malik. /Prive.al

zayn malik gq 014103475

 

Artikuj të ngjashëm