Më në fund, Enca vendosi datën e publikimit të këngës ‘Kujt po i han’

By

Më në fund është bërë e ditur dita kur do të publikohet bashkëpunimi i shumëpritur i Encës me reperin Don Phenom.

‘Kujt po i han’ del nesër dhe kjo u bë e ditur nga këngëtarja e cila e postoi një fotografi në Instagram të shkëputur nga videoklipi.

Enca nuk e bëri të ditur orën por ajo që ka rëndësi është se fansat tashmë e dinë kur do të lëshohet.

Këngëtarja pak javë më parë lëshoi edhe një solo me titull ‘Rendez Vous’ nën shoqërinë e klipit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm