Me kë po tallet Don Arbas?!

By

Nuk njihet si person që krijon shumë polemika.

Fjalë pak e punëtor, producenti Don Arbas me punën e tij pa shumë zhurmë ka lënë shenjë në krijimtarinë muzikore shqiptare.

Por duket se disa realitete të cilat po i dëshmojmë në shoëbizin shqiptar nuk po kapërdihen lehtë të paktën pa i komentuar.

Don Arbas ka ironizuar me numrin e shikimeve në Youtube të projekteve nga artistët shqiptarë.

Ai ka zgjedhur një projekt të Chris Brown i cili ka grumbulluar rreth 300.000 shikime për 24 orë për të dëshmuar se sa reale janë shikimet tek këngëtarët tonë.

‘Duhet pa tjeter me ardh tash amerikant te na me dhez se hic spo marrin views paska kalu 1 dite e vec 290,493 views gjynah per Chris Brown me shku posht’ – ka qenë mbishkrimi me tone ironike i Arbasit si ilustrim për situatën. /Prive.al/

Image may contain: one or more people

Artikuj të ngjashëm