‘Me fjalë të vogla’ arrin një milionë shikime

By

Brenda pak minutash nga publikimi u shpërnda furishëm në rrjete sociale.

Balada e Florit me të cilën konkuron në festivalin Kënga Magjike u pëlqye nga shumica dërrmuese e publikut.

‘Me fjalë të vogla’ madje i la përshtypje edhe kolegëve të këngëtarit të cilët e shpërndanë në profilet e tyre.

E padyshim se kjo është reflektuar në shikimet në Youtube pasi Flori ka korrur sukses të jashtëzakonshëm duke arritur që pa u mbushur një javë e plotë të kap shifrën jubilare të një milionë shikimeve.

Në Instagram, ai ka falemnderuar të gjithë duke potencuar se ‘e di shumë mirë që këngë të tilla vështirë thyejnë rekorde, por ja që mua dhe ju na paska marr malli për tu përqafuar kështu’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm