Mbulohet Angela Martini

By

Pasi qëndroi në fund të Dhjetorit e fillim të Janarit në Shqipëri, Angela Martini mori rrugë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në Dubai pati takime me një sheik të apasionuar pas modës që madje është edhe krahu i djathtë i drejtorit kreativ të Balmain.

E sot, Angela Martini ka vizituar xhaminë Sheikh Zayed në Abu Dhabi nga ku ka postuar foto në Instagram në të cilat shihet e veshur në përputhje me rregullat e besimit islam.

Të shumtë ishin ata që pëlqyen këtë veprim të Angelas që dha një mesazh shumë të mirë për tolerancë mes feve. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm