Mbrëmja që bashkoi shumë këngëtarë: Për çfarë arsye?!

By

Mbrëmja që lamë pas mblodhi shumë këngëtarë në një vend – studion e Threedots Production.

Besa Kokëdhima, Samanta Karavello, Era Rusi, Valon Shehu e Bruno ishin disa prej emrave që nën shoqërinë e muzikës së mirë dhe pijes festuan për orë të tëra.

Por cila ishte arsyeja e këtij bashkimi?!

Ditëlindja e kantautorit të Threedots, Kledi Bahiti mblodhi në një vend emra të njohur me të cilët ai ka bashkëpunuar ndër vite në krijimin e hiteve.

Krahas të lartëpërmendurve, në ditëlindje ishte i pranishëm edhe Erik Lloshi që gjithashtu feston ditëlindjen sot, në të njejtën ditë me Kledin.

Edhe 100 për djemtë! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm