Martesë apo videoklip? – Skerdi na bëri lëmsh me fotografitë e fundit

By

Fotografitë e fundit të Skerdit, na kanë bërë lëmsh…

Këngëtari nga Shqipëria fillimisht hoqi të gjitha imazhet nga Instagrami, përfshirë edhe videot të cilat promovonin këngët e tij të fundit.

Më pas, artisti filloi duke postuar foto bardhë e zi që tregonin një nuse dhe më pas edhe dhëndrin.

Ndjekësit filluan të komentonin se Skerdi është martuar me të fejuarën e tij por dikush tha se ai po xhironte edhe klip.

Prive ju raportoi ditë më parë se artisti është duke u marrë me një projekt të ri dhe me sa duket fotoja të cilën e publikoi sot, është nga xhirimet e klipit.

Skerdi shihet teksa po ia dhuron disa trëndafila të kuq nuses për ballë e cila do të jetë pjesë e projektit për të cilin akoma nuk dihet titulli.

Megjithatë, në një intervistë të emisionit Prive, Skerdi pati thënë se në momentin që do bëjë dasmë do na ftojë të gjithëve./Prive.al

https://www.instagram.com/p/Bt8PG74AU5q/

Artikuj të ngjashëm