Marina dhe Geti nuk ndalen: Ja ‘arratisja’ e rradhës

By

Nuk ka shumë që janë kthyer nga pushimet e gjata në ishujt përrallor të Maldiveve por muaji duket të jetë i gjatë për tu kaluar nga Geti dhe Marina pa ndërruar shumë destinacion.

Dje pasdite, çifti i njohur kanë lënë përkohësisht Tiranën duke ‘shtegtuar’ në Stamboll.

Fotot nga metropoli turk i ka postuar mbrëmë vonë Marina e cila duket se më shumë se darkën e çajin e rusit, e ka shijuar pamjen e urës së Bosforit që lidh dy kontinentet, Europën dhe Azinë.

Qëndrimi në Turqi për çiftin besohet të jetë i shkurtër falë edhe angazhimeve në sferën profesionale, me Getin i cili ka data të koncerteve dhe Marinën që e pret emisioni i përjavshëm të dielën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm