Majki flet për bashkëpunimin me Maitre Gims

By

Majki dhe Maitre Gims janë përmendur shpesh së fundmi, në variante të ndryshme.

Fillimisht, pas publikimit të ‘Dashni’ qarqe të caktuara me ton përqeshës komentuan ngjajshmërinë mes dy artistëve, por të shumtë ishin ata që u befasuan kur Gims zgjodhi Majkin për ta ndarë skenën në Tiranë.

Me raportimet në mediat më prestigjioze franceze për një ide të bashkëpunimit dhe hapat e parë të komunikimit mes dyshes për të cilat raportuam muaj më parë pyetja që lindi natyrshëm ishte se a po vijnë dyshja në duet?!

Për këtë, këngëtari i njohur u pyet në edicionin përmbyllës të sezonit në Prive.

‘Ka diçka por hala diçka ma konkrete jo. Por jam në kontakt konstant me të e vëllain e tij. Më shkrun, i shkruj, mirë është’ – deklaroi Majki.

Intervistën e plotë të një prej këngëtarëve më të suksesshëm të momentit e gjeni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm