Majki e ‘çanë’ këngën ‘Hello’ të Adele (VIDEO)

By

Kënga ‘Hello’ interpretuar nga Adele që nga lançimi i saj ka qenë objekt i cover-ave të ndryshëm në internet.

Madje edhe Rita Ora e pati kënduar këngën në versionin e saj që u pëlqye mjaft shumë. Por shkaku i vështirësisë vokale të paktë kanë qenë meshkujt që kanë bërë një gjë të tillë.

Por Majki që me dy hitet e fundit ‘S’jena mo’ e ‘Dashni’ ka vulosur fuqinë e tij vokale, nuk e ka pasur problem një interpretim të tillë.

Përmes profilit të tij në Instagram, Majki ka ndarë sekuenca nga këndimi i ‘Hello’ të Adele.

Këngëtari definitivisht është për çdo lëvdatë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm