Majk u shpreh për të dashurën publikisht në mes të klubit të natës: Të dua!

By

Janë fotografuar shpeshherë bashkë, por Majk dhe Melita deri më sot nuk kishin pranuar ta konfirmonin lidhjen duke e shijuar në privatësi. Së fundmi publikimi i disa fotove të tyre së bashku, bëri që të komentoheshin edhe më shumë.

Majk siç duket ka menduar se kjo është koha e përshtatshme për ta konfirmuar më në fund lidhjen e re.

Sipas “faxweb.al” teksa jepte koncert në një klub, reperi ka thirrur në skenë të dashurën Melita Nushin dhe i ka dhuruar një buqetë me lule. E një gjë të tillë, reoeri e ka konfirmuar edhe për Prive, duke thënë se është e vërtetë që i është shprehur publikisht.

“Faleminderit që ekziston zemra imë, të dua shumë”, i ka thënë Majku të dashurës para publikut.

Artikuj të ngjashëm