Majk u kap duke u puthur me tjetrën, Majlinda thumbon keq!

By

Ditë më parë, emisioni Prive raportoi mbi rikthimin e Majk me të dashurën, Melita Nushi pas një vargu krizash e ftohje raportesh.

Së fundmi, mediat kanë zënë mat çiftin duke u puthur në një event publik.

Pasi lajmi mori dhenë, një reagim nga Majlinda, ishi me të cilin Majk ka djalin, nuk kishte se si të mos mungonte.

Siç vepron shpesh kur Majk shndërrohet në lajm pas intervistave apo veprimeve të tij, përmes InstaStory, Majlinda ka thumbuar ish të dashurin.

‘Të pasurit maskë të lodh. Pjesa më e lodhshme është të pretendosh të jesh dikush që e di që nuk je’ – shprehet Zeka në postimin e bërë teksa në anën tjetër shijon pushimet në Shqipëri me shoqe.

Mund ta deshifroni se çfarë ka dashur të thotë?/Prive.al

Artikuj të ngjashëm