M.A.H.N.I.T.Ë.S.E! Ylli botëror pajtohet se ‘Bonbon’ është kënga e 2016-tës

By

Era Istrefi ka lënë pa fjalë sërish kur në rrjetin social Twitter, aty ku edhe filloi të marrë suksesin e madh ndërkombëtar ka zënë vend në profilin e yllit botëror, Katy Perry. E lexuat mirë! Katy Perry.

Krijuesja e hitit “Fireworks”, ka përdorur një frazë nga fjalori urban i gjuhës angleze për ta komentuar këngën e Erës. Ajo ka thënë se kënga e shqiptares nga Kosova është e thellë.

Kënga e Era Istrefit, paraprakisht ishte publikuar nga një llogari tjetër e fansave të Katy Perryt, të cilit e kishin “nominuar” këngën e Erës si një nga më të mirat e vitit që po lëmë pas.

Perry e shpërndau këtë postim në profilin e saj në Twitter ku numëron 94 milionë ndjekës – duke komentuar mbi video: ‘Shumë e thellë, pajtohem [se është hit i vitit 2016]’

katz

Artikuj të ngjashëm