Luanën e ‘përballin’ me Dafinën në emisionin e saj

By

Luana Vjollca me emisionin e saj fton shumë fytyra publike.

Çdo puntatë me nga 4-6 të ftuar, por Dafina Zeqirin se kemi parë deri sot.

Përkundër kërkesave të fansave, një mungesë e tillë është lidhur me faktin që Dafina për shumë vite ka qenë e dashura e të dashurit aktual të Luanës, Krenarit.

Por, nëse jo si mysafire, Dafina ka ardhur në një tjetër formë në emisionin e Luanës.

Mysafiri i radhës, DonPhenom dëgjohet teksa e përmend në promo.’Më n’fund Dafina te Luana Vjollca’ – dëgjohet të thotë reperi.

Duket se Vjollca nuk e ka hequr me montazh këtë pjesë teksa s’na mbetet gjë pos të presim reagimin e plotë të Shtunën në Top Channel. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm