Luana Vjollca e sigurt në talentin e saj, gati të godasë prapë

By

Moderimin e udhëheqjen e spektakleve të mëdha e ka lënë anash e tani po merret me pasionin e saj dytësor, muzikën.

Ka pak ditë që lansoi me këngëtarin e famshëm shkodran Bujar Qamilin këngën “Mi dhe flakë mallit tim”, që vije si ripërpunim i hitit të vjetër të këngëtarit.

Por Luana Vjollca nuk do ta lërë me kaq. E bindur në talentin e saj, këngëtarja do të sjellë edhe një tjetër këngë gjatë kësaj vere.

Këtë e ka bërë të ditur producenti i saj Bini Nebihu, i cili me një foto i shoqëruar nga Luana në studion muzikore ka shkruar: “Godasim prapë”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm