BEFASUESE: Lorik Cana së shpejti edhe si këngëtar?!

By

Dita e djeshme në rrjetet sociale u mbulua nga zëra se njëri prej futbollistëve më të njohur shqiptar Lorik Cana po synon që të bëhet këngëtar.

E të gjitha këto dyshime e thashethëme lindën për shkak të një fotografie të publikuar nga Cana ku shihej e shkruar ‘HUM’ e posht saj shkruhej ‘Coming soon’.

Nuk u desh shumë që fansat të fillonin të pyesnin ose edhe të aludonin se çfarë po paralajmëronte futbollisti i cili për shkak të dezinformatave që filluan të qarkullonin u detyrua ta shpjegojë gjithë këtë ngjarje.

Ky paralajmërim tregoi Loriku se nuk ka të bëjë fare me ndonjë këngë apo projekt muzikor por është një aplikacion i cili shumë shpejt do të lansohet në platformat online.

Koha do të tregojë më së miri se për çfarë aplikacioni ka qenë i dedikuar ky postim. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm