Lorik Cana bëhet baba në ditën e ndeshjes me Serbinë?!

By

Në muajin Prill, Lorik Cana bëri të ditur për mediat shqiptare se ai dhe bashkëshortja e tij Monika presin të bëhen të bëhen prindër.

Gjatë intervistës kur kumtoi lajmin, kapiteni i kombëtares shqiptare me shaka potencoi se shpreson që foshnja të mos vijë në jetë në ditën e ndeshjes me Serbinë.

Duket se ajo nga çfarë druhej Loriku mund të ndodhë me të vërtetë. Merret vesh nga disa burime se termini i lindjes së Monikës pritet të jetë mes datës 7 e 8 tetor, pikërisht kur në Elbasan Arena do zhvillohet ndeshja kualifikuese për Euro 2016.

Nëse gjithçka shkon sipas pritshmërive të doktorëve, Cana me gjasë edhe në momentin kur do të bëhet baba i një djali për herë të parë, do jetë në shërbim të kombëtares dhe larg familjes.

Ndryshe edhe gjatë periudhës së shtatzënisë së bashkëshortes, përpos impenjimeve me ndeshjet, Loriku me detyrimin si kapiten morri rrugë mijëra kilometërshe për të qenë fizikisht prezent në seancat e gjyqit të arbitrazhit që në fund tre pikët e ndeshjes në Beograd i dha Shqipërisë.

Të kujtojmë se çifti kurorëzoi dashurinë në qershor të vitit të shkuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm