Lokacionet për klipin e Ledrit dhe G4SHI-t nuk do t’iu shkonin ndërmend

By

Me të përfunduar nata e performancës në Sunny Hill Festival e pa u nisur për Amerikë, reperi G4SHI e ka finalizuar klipin e ri.

Kënga në bashkëpunim me Ledri Vulën nuk do të vijë vetëm në versionin audio por edhe me videoklip, i cili është realizuar sot.

Xhirimet janë bërë në Prishtinë, në disa prej vendeve të thjeshta por ikonike të kryeqytetit, duke mos e komplikuar shumë në tentim për t’u shfaqur më ndryshe.

Sheshi ‘Skendërbej’, Pallati i Rinisë dhe konkretisht ëmbëltorja e njohur ‘Elida’ janë disa prej lokacioneve të përzgjedhura për videoklipin i cili publikohet shumë shpejt.

Më poshtë, disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve, të ndara në rrjete sociale nga Ledri dhe menaxheri i tij, Faton Shoshi. /prive.al

Artikuj të ngjashëm