Linda me 6 Janar në ‘American Idol’

By

Tashmë është bërë publike që këngëtarja e afirmuar në tregun shqiptar, Linda Halimi po kërkon suksesin edhe në Amerikë.

Lindita është emri që ka zgjedhur të prezantohet në sezonin e fundit të ‘American Idol’. Aktualisht janë publikuar pak imazhe të cilat kanë konfirmuar prezencën e saj.

Në një postim këngëtarja ka treguar që ajo do të shfaqet në llogon e stacionit të njohur televiziv ‘Fox’ me datë 6 Janar.

Po ashtu, Lindita është shprehur se kjo është ëndrra e saj e madhe dhe ka kërkuar që adhuruesit e saj shqiptarë ti urojnë fat në rrugën që do të nis.

Artikuj të ngjashëm