Linda Halimi këndon edhe para madrilenëve (FOTO)

By

Lindita Halimi po që ka një zë buçitës me të cilin bën për vete shumë njerëz. Gjithçka në muzikë e ka filluar në Kosovë për tu mos ndalë vetëm kaq.

Me të marrë pjesë në American Idol, ajo e ka të vulosur se është e pranueshme edhe për çdokënd që jeton jashtë trojeve shqiptare.

Linda në këtë shfaqje talentesh në Shtetet e Bashkuara kishte arritur të jetë edhe në fazat më të larta, duke mahnitur me zërin e njëkohësisht edhe me transformimin drastik që i ka bërë trupit të saj.

Së fundmi, në top formë, këngëtarja ka performuar në Madrid të Spanjës, nga ku ka dalë shumë e gëzuar edhe e kënaqur.

Këtë e ka shprehur përmes një dedikimi në profilin e saj në Instagram, ku shkruan se është shumë e lumtur që këndon për fansat e vet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm