Lidhja e vecantë e Three Dots me Baba Stars – ja çfarë bëjnë për njëri tjetrin

By

Kanë disa bashkëpunime si grupe dhe edhe në publik kanë treguar gjithmonë mbështetje për njëri tjetrin.

Djemtë e dy grupeve shqiptare, Three Dots dhe Baba Stars, kanë përkrahu gjithmonë projektet e reja të shoqi-shoqit, përndryshe së fundmi Flori Mumajesi, Bruno dhe Getoar Selimi, kanë lansuar këngën e tyre të re “Mori”, një projekt shumë ritmik dhe interesant i treshes.

Ndërsa mbrëmë, dy nga djemtë e Baba Stars – Majk dhe Onat – kanë publikuar këngën e tyre të re “Thirri Dajtë”, dhe aty dëshmuan se janë shumë të bashkuar dhe në BS nuk ka mosmarrëveshje.

https://www.instagram.com/p/BrriDZJDsBJ/

Ndërsa në profilin e Flori Mumajesit, papritmas u publikua një fotografi e Getoar Selimit, Majkut e Onatit me anëtarë të tjerë të grupit, e cila shprehte përkrahjen e tij për artistët.

Të njëjtën gjë më pas e bëri edhe Bruno, duke publikuar të njëjtën fotografi në profilin e tij në Instagram, e të njëjtën gjë sikurse dy miqtë e tij, e ka bërë edhe Klajdi Haruni, i cili po ashtu e publikoi të njëjtën fotografi, me hashtag #thirridajt! /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BrsBcyFBjj0/

Artikuj të ngjashëm