Liberta Spahiu sapo na ktheu pas në kohë, ja çfarë bënte ajo dikur… (FOTO)

By

Prezantuesja e emisionit të shoëbizit më të ndjekur shqiptar, Liberta Spahiu na riktheu pas në kohë.

Ishte radha e saj për t’i hapur arkivat dhe për ta kujtuar edhe njëherë me çfarë merrej kur ishte në moshë shumë të re.

Ajo postoi një fotografi në instastory i cili është një poster ku në të ishte Liberta Spahiu, modelja tjetër e njohur Saranda Shala dhe këngëtari i dashur për publikun, Sinan Vllasaliu.

Në atë kohë, posteri paralajmëronte mbrëmje muzikore por edhe sfilatë me dy modelet më të njohura shqiptare, event ky që u mbajt jashtë trojve shqipfolëse.

‘Ktynehere kur kena knu neper tezga n’diaspore’, shkroi moderatorja e Prive duke e etiketuar edhe Saranda Shalën.

Kujtojmë që Liberta ishte modele e suksesshme dhe pati shumë performanca vite më parë, ndërkaë sot është prezantuesja e PRIVE – një emision që sjell për ju të pathënat e yjeve shqiptar si dhe shumë ekskluzivitete, çdo të shtunë nga ora 19:00.

Më poshtë postimi i Libertës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm