LEONORA JAKUPI SË SHPEJTI ME KËNGË TË RE

By

Leonora Jakupi tash e një kohë nuk ka sjellur projekte të reja muzikore. Kënga e fundit e saj ishte ‘Ma ngat’ në të cilën këngëtarja shfaqej mjaft ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim.

Kjo mungesë kaq e gjatë bëri që edhe mediat të aludojnë për ndonjë largim të mundshëm nga muzika të Leonorës, lajm të cilin ajo e hodhi poshtë në mënyrë kategorike.

E ndryshe nga këngëtaret tjera që mungesën e projekteve e kompenzojnë në një formë me postime nëpër rrjete sociale, drenicasja edhe në këtë sferë nuk rezulton të jetë aq aktive.

Por në heshtje, siç merr vesh Prive, Leonora tashmë e ka përfunduar këngën e saj më të re. Për realizimin e saj ajo ka bashkëpunuar me studion Threedots të Flori Mumajesit, kurse ende nuk dihet se kur ky krijim muzikor do të lançohet për publikun. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm