Leonora Jakupi përkrah familjes Jashari

By

Siç edhe e do rendi dhe tradita, këngëtarja Leonora Jakupi as këtë vit nuk ka harruar që të nderoj familjen Jashari në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasi dje përmes një postimi falemnderoi përjetësisht Komandantin Adem Jashari, ajo sot ka shkuar në Prekazin legjendar ku ka bërë homazhe tek varret e të rënëve për lirinë e atdheut.

Në një prej fotove të postuara në rrjetin social Instagram, Leonora shihet në përqafimin e Rifat Jasharit duke dëshmuar kështu respektin e madh reciprok.

Ndryshe, Leonora Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e ka përfshirë gjithmonë edhe në krijimtarinë e saj muzikore teksa nuk ka munguar pothuajse në asnjë eveniment që nderon dhe përkujton veprën e dëshmorëve. /Prive.al/

leonora

Artikuj të ngjashëm